Shoferja përplas këmbësorin në rrugën Fushë Kuqe-Gurëz, 50-vjeçari në gjendje kritike

Shqipëria

Shoferja përplas këmbësorin në rrugën Fushë Kuqe-Gurëz, 50-vjeçari në gjendje kritike

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 23:24
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, ku shoferja e një automjeti tip “Mercedes Benz” ka përplasur një biçikletë të drejtuar nga një burrë 50-vjeçar.

Shtetasja M. Gj, 33 vjeçe, e cila drejtonte automjetin, është arrestuar nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor. Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Hetimet janë në vijim dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor,  arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj,  është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari  ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat