Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

Shqipëria

Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 09:27
Këlcyrë

Një 52-vjeçar është arrestuar nga blutë e Këlcyrës pasi gjatë kontrolleve të bëra në shtëpinë e tij është gjetur një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Në pranga përfundoi Krenar Lilaj.

52 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Këlcyrë

Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Vihet në pranga 52-vjeçari që e posedonte në banesë.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat