Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Berat 47-vjeçari italian

Shqipëria

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Berat 47-vjeçari italian

Më: 1 mars 2025 Në ora: 09:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një italian është vënë në pranga në Berat, i cili dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë.

Gjatë operacionit “Wanted”, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat