Primaret në Elbasan/ 22 kandidatë në garë, Alizoti: Proces që vitalizon demokratët

Shqipëria

Primaret në Elbasan/ 22 kandidatë në garë, Alizoti: Proces që vitalizon demokratët

Më: 1 mars 2025 Në ora: 10:08
Alizoti

Ka nisur mengjesin e sotëm procesi i votimeve për primaret për perzgjedhjen e kandidateve për deputet nga anëtarët e PD.

Procesi ka nisur në orën 08:00 të mengjesit e është duke vijuar pa probleme.

Gjithësej në të gjithë qarkun e Elbasanit janë 22 kandidatë, për të cilët demokratët do të japin sot votën e tyre.

Ilirjan Alliu

Alesia Balliu

Aurel Bylykbashi

Dritan Cani

Gani Cani

 Klodiana Capja

Arben Elezi

Lefter Geshtenja

Zheni Gjergji

Lumturi Hasa

Silvana Hastopalli

Blendi Himci

Renato Kumrija

Doris Madhi

Armonela Marku

Redjona Mesiti

Dritan Mitarja

Alis Narazani

Mustafa Pashja

Dashnor Sula

Eljor Vila

Qani Xhafa

Në qytetin e Elbasanit janë rreth 4000 anëtarë me të drëjte vote, teksa në të gjithë qarkun janë rreth 12900 anëtarë me të drejtë vote.

Nje anëtar ka të drejtë për një votë, teksa procesi i votimit mbyllet në orën 18:00.

Pas një vëzhgimi në qendrat ku janë hapur për votimin në proceset e primareve në Elbasan, drejtuesi politik i këtij qarku, Tomor Alizoti është optimist për procesin, pasi sipas tij, vitalizon demokratët dhe opozitarët.

''Në këtë politikën e brendshme shqiptare, PD ëhstë e vetmja që bën zgjedhje.

Keni partinë përballë në pushtet, nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje. Procesi vitalizon demokratët, i bën të zgjedhin kandidatët që dëshirëojnë.

Mendoj se procesi do të shkojë mirë sepse nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i tillë. Ka një frymë pozitive brenda PD dhe opozitarëve.

Dhe me sapo shoh ka nisur në një masë, në një gjë shumë të bukur dhe shumë vitale.

Uroj kandidatëve suksese e procesi të mbyllet shumë shpejt.

Pritet të jetë një pjesëmarrje e lartë, do shohim në fund kur të përfundojë gara'', tha Alizoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat