Një aksident është shënuar në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ku një automjet që drejtohej nga një 29 vjeçar është përplasur me një tjetër që drejtohej nga një 22 vjeçar.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 22 vjeçari dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vënë në pranga shoferin 29 vjeçar.