Përdorej si banesë, merr flakë ruloti në Fier! Fqinjët arrijnë të shpëtojnë të moshuarin

Shqipëria

Përdorej si banesë, merr flakë ruloti në Fier! Fqinjët arrijnë të shpëtojnë të moshuarin

Më: 1 mars 2025 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një rulotë është përfshirë nga flakët në lagjen “Liri” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Rulota përdorej si banesë nga Nuredin Borici, i cili jetonte vetëm, ndërkohë që banorët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë jashtë, duke ndihmuar fqinjin e tyre të largohet pa lëndime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat