Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me strukturat dhe anëtarët e PL në Korçë.
Ai u shpreh se diaspora do të votojë masivisht më 11 maj për ndryshimin, ndërsa shtoi se fitorja e opozitës është e vetmja gjë që mund të shpëtojë Shqipërinë.
Fjala e plotë:
Është për të ardhur keq në fakt, që Korca në 12 vite, si e gjithë Shqipëria, ka njohur dhe ka ndjerë më shumë se shumë qytete të tjera në mbarë vendin pasojat e rënda të keq qeverisjes së Edi Ramës, sepse në Korçë ashtu si edhe në Tiranë po ndihen jo vetëm kostot e rënda të jetesës, jo vetëm ndihet korrupsioni i përbindshëm, por tanimë nën shembullin e krye hajdutit të Tiranës edhe Korça për fat të keq është kthyer në një simbol të betonit.
Dhe dëshmia më e qartë e kësaj janë kodrat e këtij qyteti apo Belvederja e famshme që tanimë nuk ekziston, sepse për rilindasit, për Niko Peleshin, që e filloi karrierën e tij politike me sloganin “Korça ku dua të jetoj”, në këto 12 vite e përktheu këtë slogan në ” Korçën ku dua të mashtroj dhe të vjedh nga mëngjesi deri në darkë”.
Fakti i parë edhe më tragjik i pasojave të tmerrshme që ka sjellë keqqeverisje e “Rilindjes” është tkurrja e tmerrshme e popullsisë në këtë Qark e sidomos në qytetin tonë.
Me mijëra të rinj dhe të reja që ikin cdo vit dhe për këtë dëshmia më e qartë është universiteti “Fan Noli” që sot vuan për studentë, janë shkollat e mesme, janë shkollat fillore pa nxënës dhe pa fëmijë.
Për fat të keq, Korça ashtu si Tirana, është sot një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri dhe ku cdo investim ka patur dhe ka një prapavijë të tmerrshme korrupsioni.
U investua në fakt tek parku “Rinia” i këtij qyteti, por sigurisht që ky investim shkoi për llogari të “Belvederes” së oligarkëve.
U investua te Pazari i Ri i Korçës, por sot treçereku i këtij simboli të këtij qyteti është mbushur me bujtina dhe ku vetëm të afërmit e
Niko Peleshit kane të drejtë të bejne biznes, madje edhe të bllokojnë rrugët e Pazarit të Korçës.
U ndërtua Pedonalja më e shëmtuar që është ndërtuar ndonjëherë në këtë qytet, janë ngushtuar rrugët, bulevardet dhe kemi një simbol të tmerrshëm të korrupsionit, ashtu si dhe në Tiranë “Kullën” e Nikos 2.3 milionë euro që sot është vetëm një kullë turpi dhe kulla në të cilën në 12 Maj në do të afishojmë të gjitha krimet që kjo bandë i ka bërë këtij qyteti.
E zhvillojmë sot këtë aktivitet në një ambient që gjithashtu dikur ka qenë një simbol, kinemanë “Majestik” të Korçës, kinema e cila sot nuk ekziston, sikundër janë shkatërruar edhe të gjitha zonat muzeale për të mbërritur deri tek i ashtuquajturi “Poli i Dijes”, që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse një vepër ku do të pastrohen paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit.
Në Korçë si në të gjithë Shqipërinë, mijëra familje të varfra, nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.
Sistemi i ndihmës në këtë bashki është i dështuar për aq kohë sa po përjashton dhe vijon të përjashtojë qindra e mijëra familje në varferi ekstreme dhe po përfshin vetëm ato familje që për “Rilindjen ” janë kthyer vetëm si vota dhe si numura.
Ndihma ekonomike nuk është vetëm një tregues i faktit që për këtë Qeveri dhe për këtë Pushtet Vendor të inkriminuar, vëmendja ndaj qytetarëve është 0, jo, ka edhe plot arsye të tjera pse ky Institucion sot nuk është gjë tjetër, se bashku me të gjithë institucionet e tjera, por një metastazë e korrupsionit të kësaj Qeverie të shtrirë në të gjitha nivelet e institucioneve vendore dhe fakt për këtë është aferra e inceneratorëve.
Shume prej jush do të pyesin se çfarë e lidh Korçën me inceneratorët që nuk ekzistojnë?
Në fakt cdo qytetar korçar duhet ta dijë se rreth 20 milionë euro kanë gllabëruar kompanitë e inceneratorëve të lidhur me Niko Peleshin në Korçe dhe dëshmi për këtë është ujësjellësi apo simboli më i korruptuar i këtij qyteti ku cdo matës uji në shtëpitë tuaja është blerë prej jo më pak se 20 euro në Kinë, por që Petrit Tare ja u ka shitur për 20 euro copën, sepse është kjo kompani e lidhur drejtpërdrejt me inceneratorët që po gllabëron edhe taksat tuaja.
Dhe ne prandaj cdo ditë kërkojmë drejtësi për aferën e inceneratorëve, sepse jo vetëm Tirana, Elbasani dhe Fieri, por të gjithë shqiptarët janë të vjedhur nga kjo skemë që ka vetëm një drejtues dhe vetëm një përfitues dhe ai është Edi Rama.
Ndaj mos u habisni kur shikoni fotot e ish- deputetit tuaj, Niko Peleshi me drejtuesit e kësaj afere, ai është palë me ta edhe pse është i amnistuar nga SPAK.
Sot për fat të keq, ky Qark, ka një deputet që i ka patur pozicionet më të larta në Qeveri dhe përfitimet e vetme, që në fakt janë tragjeditë që i ka sjellë jo vetëm banorëve të Korçës, por të gjithë Shqipërisë, është mega afera e SilikonMix, sepse falë këtij Ministri Bujqësie, sot po vdesin shqiptarët nga kanceri.
Sepse është ky Ministër Bujqësie, i cili lejoi që helmet të hyjnë jo vetëm ne fruta dhe perime, por dhe në tavolinat e cdo qytetari korcar dhe të cdo shqiptari.
Afera e SilikonMix, është guri që e ka lidhur për fyti Niko Peleshin, por për të cilin pas 12 Majit ai do të mbajë përgjegjësi, jo vetëm për dëmet që i ka shkaktuar fermerit shqiptar, por edhe për mijëra jetë të cilat i ka marrë më qafë vetëm për të mbushur xhepat e tij.
Sot Korça ka një Ministër, e ka patur, por nuk do ta ketë më, i cili shpenzonte 600 mijë euro, e barabartë me 575 paga pedagogësh të Korçës dhe e dini për çfarë?
Për 8 vajza që duhet të ofronin shërbim çlodhjeje për 3 ore.
Pra pagat e 575 petagogëve të Korçës apo 600 mijë euro, janë harxhuar për vetëm 3 ore, kur një pensionist sot në Korçë nuk ka parë 60 mijë lekë dhe jo më të mendojë që 600 mijë euro shpenzohen për vetëm 3 ore.
Por nuk është vetëm kjo aspekti i keqqeverisje së “Rilindjes “.
Sot cdo pensionist në Korçe duhet ta dijë se pensioni i tij mesatar prej 170 euro në muaj apo 4.8 herë më i vogël se pensioni në
Greqinë fqinje, nuk del as për të blerë ushqime dhe jo më për të blerë ilaçe, faturën e shtrenjtë të energjisë elektrike apo çmimin e kripur të ujit të pijshëm.
Çdo pensionist në Korçë që sot merr 170 euro mesatarisht në muaj, duhet ta dijë se paguan ushqimet e shportës 2 apo 3 fish më shtrenjtë se në Greqinë fqinje, 2 apo 3 fish më shtrenjtë se në Maqedoninë fqinje, 2 apo 3 fish më shtrenjtë se në Kosovë.
Cdo qytetar i Korçës duhet ta dijë se cmimi i naftës është disa herë më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, disa herë më shtrenjtë se në Greqi, por çetës së “Rilindjes “, që sot arreston qytetarët që në pamundësi ekonomike, mbushin sarbatorët në Maqedoninë e Veriut, i them që është koha të arrestoni të gjithë ata hajdutë që vjedhin nga mëngjesi në darkë taksat e qytetarëve më të varfër në rajon, por që paguajnë me shtrenjtë se cdo qytetar tjetër në vendet e rajonit, ushqimet e shportës, ujin e pijshëm, energjinë elektrike edhe naftën.
Gjithashtu, çdo qytetar në Korçe, me një pagë mesatare rreth 870 euro, duhet ta dijë se paguan më shtrenjtë se çdo qytetar tjetër në Maqedoninë e Veriut, se çdo qytetar tjetër në Kosovë.
Gjithashtu dua t’ju them, që të mos harrojmë se edhe pse pensionisti shqiptar, pensionisti i Korçës, sot jeton në mizerabilitet,
Kryeministri i vendit konsumon në ditë një shishe verë 33 mijë euro, e barabartë me 14 vite pension minimal.
Familjeve korçare që sot jetojnë me ndihmë ekonomike, të cilat protestojnë cdo muaj para bashkisë së Korçës, dua t’ju kujtoj se vetëm në javë, Edi Rama shpenzon 10 mijë euro për t’u detoksikuar nga droga në një nga spitalet më të shtrenjta të Italisë.
Por gjithashtu, Shqipëria është vendi ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri absolute, në pamundësi për të shtyrë jo muajin, por ditët dhe ku kostoja e jetesës rritet vit pas viti, sepse jemi vendi ku 12 vite më parë u premtua shëndetësia falas, po ku sot qytetarët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, paguajnë nga xhepat e tyre 60 deri 70% më shtrenjtë për shëndetësinë krahasuar me të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.
Dua ti them sot cdo punonjësi të administratës publike, që Edi Rama në 12 vite i rriti rrogën vetes, deputetëve dhe ministrave 70 deri 90%, ndërsa për ju ka parashikuar këtë vit 0 rritje page krahasuar me rritjen e cmimeve.
Ka parashikuar 0 fond shtesë për ndihmën ekonomike dhe vetëm 170 lekë të vjetra në muaj për cdo pensionist.
Një tjetër dramë e këtij Qarku, një nga qarqet më prodhuese në vend dhe dikur më të begatët, është drama e madhe që po vuan sot fermeri duar artë dhe punëtor i Qarkut të Korçës.
Nuk është normale që tonelata të tëra frutash dhe perimesh të hidhen në lumenj, sepse tregjet për fat të keq i ka përmbytur importi.
Nuk është normale që toka të mbetet dier, për shkak se fermeri shqiptar këtë vit dhe të gjithë fermerët e Shqipërisë këtë vit do të
mbështeten me 44 milionë euro, kur ndërkohë vetëm me tunelin e Llogarasë, Edi Rama ka grabitur 50 milionë euro dhe kjo sipas ish-krahut të djathtë të tij, Arben Ahmetaj.
Është skandaloze situata me subvencionet për bujqësinë, të cilat janë shumë herë më të ulëta se në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe fondet Europiane të IPARD-it janë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë flagrante, ndaj edhe janë sot nën hetim dhe janë bllokuar nga BE, sepse për Edi Ramën dhe Niko Peleshin, nuk ka fonde dhe nuk mund te ketë fonde për blektorët dhe për fermerët, por vetëm për inceneratorët.
Bujqësia dhe blegtoria ky sektor jetik për Qarkun e Korçës dhe për të gjithë ekonominë e vendit po shkon drejt greminës për shkak se subvencioni për cdo kokë lopë sot është 80 euro, gati 5 herë më pak se ne Serbi, nderkohë që 65% e fermave të lopëve që të gjithë fermerët shqiptare zotërojnë kanë më pak se 10 krerë lopë dhe të gjitha pothuajse të përjashtuara nga subvencioni dhe me një prag diskriminues dhe antikushtetues.
Është kjo arsyeja pse qumështi nga Serbia ka përmbytur edhe tregun korçar, sepse numuri i krerëve tek ne, brenda vetëm një mandati
5 vjeçar thuajse është përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme.
Shqipëria prodhon sot më pak qumësht se cdo vend tjetër dhe vetëm 41 litra për banor, kur ndërkohë në Europë ky numër shkon tek 1900 litra për banor.
Ndaj Partia e Lirisë vjen sot në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë me një program të shkëlqyer, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, që kryeprioritet të saj ka sigurisht mbështetjen e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerit korçar dhe shqiptar.
30 miliardë lekë cdo vit do të akordojmë për bujqësinë, me indeksimin progresiv në vitet në vazhdim.
Programi ynë konkret për të mbështetur fermerin shqiptar, synon pagesë direkte për cdo kokë dele apo dhi, për cdo kokë lopë, si dhe angazhohemi që të ulim TVSH-në për prodhimet bujqësore 5% ose 4 herë më pak se sa sot, si dhe të zerojmë TVSH-në për ushqimin e kafshëve.
Ne zotohemi para fermerit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë se do të japim 10 mijë euro grand të menjëhershëm për cdo biznes të ri bujqësor dhe familjar, si dhe do ti përjashtojmë nga taksat për 5 vite.
Do të heqim tatimin 20% në shitje si dhe do të rrisim tarifat doganore për të gjitha produktet e importit në mënyrë që të mbështesim prodhimet “Made in Albania”.
Një tjetër prioritet i yni është dyfishimi I pagave dhe pensioneve, në mënyrë që pensionisti korçar të mos detyrohet sot të shkojë në Maqedoninë e Veriut për të blerë ilaçet 5 herë më lirë, në mënyrë që pensionisti shqiptar të mos numërojë qindarkat, por dhe as të gënjehet nga bonuset dhe mashtrimet elektorale të Edi Ramës, por ti garantohet me ligj pensioni i 13-të, sepse ne do të miratojmë me ligj edhe pagën e 13- të të Administratës, në mënyrë që punonjësit publik të mos trajtohen dhe të konsiderohen vetëm si patronazhistë.
Prioriteti ynë madhor për ti dhënë fund shpopullimit të Korçës nga të rinjtë është ndalimi i menjëhershëm i shpopullimit.
Nëpërmjet dhënies së shtëpive falas sipas modelit hungarez, por edhe të kredive me zbritje të subvencionuar 3 mijë euro për fëmijën e parë, 6 mijë euro për fëmijën e dytë dhe 10 mijë euro për fëmijën e tretë.
Do të mbulojmë deri në 100% pagat për nënat deri në dy vite pas lindjes, si dhe do të garantojmë që cdo i ri apo e re deri në moshën 29 vjecare të mbështetet me 20 mijë euro për të hapur një biznes të ri apo start-up.
Në kryeqytetin e dijes dhe arsimit kam gjithashtu kënaqësinë të prezantoj edhe shtyllën e tretë të programit tonë, mbështetjen për arsimin dhe investimin në kapitalin njerëzor.
1.3 miliardë euro do të akordojmë për arsimin, në mënyrë që të mos kemi më thellim të injorancës, të padijes dhe nxënës të cilët sot renditen të fundit në botë sa i përket kreativitetit të tyre.
Do të mbështesim me 100 euro çdo fëmijë në çerdhe dhe në kopsht privat, si mënyrë mbështetje për të gjitha ato familje që nuk i shohin institucionet publike si një mundësi për shkollimin e fëmijëve të tyre.
Do të ndërtojmë shkolla dhe çerdhe të reja, si dhe do të anulojmë të gjitha taksat antikushtetuese për të cilat sot, qytetarët më të varfër të rajonit, paguajnë çdo vit e më shtrenjtë.
Një tjetër prioritet madhor për ne është shndërrimi i Shqipërisë në fuqi eksportuese, në mënyrë që fermeri korçar por edhe ai shqiptar të mos hedhi më mundin dhe djersën në kanal, por të gjejë tregje jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e kudo tjetër.
Ne angazhohemi të ndryshojmë krejtësisht raportin që sot kemi me Maqedoninë e Veriut, me Maqedoninë fqinje që sot eksporton 57% të PBB, ndërkohë Shqipëria me pasuri përrallore, një nga vendet më të pasura për sa i përket burimeve natyrore në rajon, eksporton vetëm 8% të PBB, sepse prioritet për Edi Ramën ka qenë vetëm importi dhe falimentimi i të gjithë fermerëve korçarë.
Nuk mund të mos ndalem gjithashtu në faktin që ky Qark, që ka 3 pika doganore, është sot një nga qarqet më të varfra të vendit dhe kjo për shkak se prioritet në këtë Qark, si në të gjithë Shqipërinë, ka qenë vetëm gllabërimi dhe vjedhja e përditshme e taksave, e mundit dhe e gjakut tuaj.
Por, shfrytezoj këtë takim, në qytetin që ka dhe nje simbol, “Lëndinën e Lotëve”, që ende vuan dramën e madhe të shpopullimit nga të rinjtë dhe të rejat, t’ju bëj një thirrje bashkëqytetarëve tanë, të rinjve dhe të rejave të këtij Qarku, regjistrohuni në këto pak ditë të mbetura në mënyrë që ti jepni Edi Ramës përgjigjen më të hidhur që ai meriton në 11 Maj.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Korçës që sot janë në emigrim, në 11 Maj nuk duhet të harrojnë arsyen që i detyroi të largohen nga vendi.
Nuk duhet të harrojnë kush i varfëroi prindërit e tyre, kush i varfëroi dhe i la sot me pensione mizerabël gjyshërit e tyre.
Kush ja u zhvlerësoi me 50% remitancat dhe kush dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim.
11 Maji është një mundësi historike që diaspora të shprehi qartësisht vendimin e saj që Shqipëria të hapi një kapitull të ri, një vend jo vetëm me 4 milion shqiptarë plus, po ku taksat nuk do të vidhen dhe ku mirëqënia e fermerit, e qytetarëve dhe e të gjithë shqipëtarëve do të rritet.
Tani më lejoni edhe në prag të Muajit të Shenjtë dhe Bekuar të Ramazanit, duke kujtuar dhe një nga figurat dhe një nga Klerikët më të njohur si Ali Afiz Korçën, t’ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, një muaj të Shenjtë, të Bekuar, Agjërim të lehtë dhe të pranuar, sepse me besimin në Zot, në familje dhe në Komb, ky vend mund të bëjë përpara.
Të mos harrojmë se përballë kemi një sekt Sorosist që nuk ka as zot dhe që ka goditur të gjitha vlerat Hynore, të gjitha vlerat e familjes dhe të gjitha vlerat Kombëtare.
Sepse është ky sekt që ka promovuar Prindin 1 dhe Prindin 2, kur ndërkohë ne jemi për nënën dhe për babain, që ata të mos konsiderohen numura, por që familja të jetë e shenjtë dhe vlerat e saj të promovohen, sepse pa familje nuk mund të ketë as Atdhe dhe ndaj ky sekt sot ka goditur vlerat më të mira Kombëtare dhe ndaj është dita që të organizohemi më fort, që të mbrojmë vlerat tona Kombëtare, të mbrojmë familjen dhe me besimin në Zot të arrijmë atë fitore, që në rradhë të parë do të jetë fitorja e qytetarëve të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.
Faleminderit!