“I fal të gjithë që…”- Hapet testamenti i kryepeshkopit Janullatos, zbulohet kujt ja lë pasurinë

Shqipëria

“I fal të gjithë që…”- Hapet testamenti i kryepeshkopit Janullatos, zbulohet kujt ja lë pasurinë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 15:35
Janullatos

Është hapur 40 ditë pas vdekjes testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Po ashtu, në testament Janullatos ka falënderuar Kishën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin e tyre. Ai thotë gjithashtu se i ka falur të gjithë ata persona që kanë punuar kundër tij.

“Falenderoj Kishen e Shqipërisë per dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishes se Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve te testamentit tim qe gjysma e shumes se ketyre depozitave te perdoret per perfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse.

Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë. Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur. Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’.

I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat