Primaret e Partisë Demokratike, mbi 41 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Shqipëria

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 41 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00.

Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 16:00 votuan 10,779 qytetarë.

Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.

Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat