Myftiu i Tiranës: Agjërimi i Ramazanit synon arritjen e kënaqësisë së Zotit, ndihmon madje edhe ata që agjërojnë për herë të parë

Shqipëria

Myftiu i Tiranës: Agjërimi i Ramazanit synon arritjen e kënaqësisë së Zotit, ndihmon madje edhe ata që agjërojnë për herë të parë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 18:10
Gazment Teqja

Muaji i shenjtë i Ramazanit sjell reflektim, adhurim dhe përkushtim shpirtëror për besimtarët myslimanë. Për të folur mbi rëndësinë e këtij muaji dhe ndikimin e tij në jetën e njerëzve, Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, ishte i ftuari i parë në emisionin “Kjo është koha jonë” në Ora News.

Gjatë intervistës, Myftiu u ndal në disa çështje kyçe të Ramazanit, duke theksuar se agjërimi synon arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe ndihmon edhe ata që e përjetojnë për herë të parë. Ai tregoi se ka njohur shumë persona që kanë ndryshuar jetën e tyre përmes Ramazanit, edhe pse më herët kishin hasur vështirësi për të bërë një transformim shpirtëror.

Një tjetër moment i rëndësishëm i diskutimit ishte rikthimi i traditës së namazit të natës, që prej 23 vitesh është bërë një praktikë e zakonshme në çdo xhami të vendit. Teqja theksoi se Ramazani inkurajon të bësh mirë dhe të frenohesh nga e keqja, duke i nxitur besimtarët të jenë më të ndërgjegjshëm në veprimet e tyre.

Sipas Myftiut të Tiranës, adhurimet që bëjnë besimtarët janë për shpërblimin e tyre, pasi “Zoti nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për të”.

Në përmbyllje të bisedës, ai ftoi të gjithë besimtarët të përfitojnë shpirtërisht nga ky muaj i bekuar, duke reflektuar dhe duke u angazhuar në vepra të mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat