Mbyllet votimi për primaret e PD në selinë blu.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga bën me dije se në seli ka votuar dega 2.
Pjesëmarrja më e lartë deri në orën 16:00 ishte në Tiranë, ku votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.
Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.