Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e mistershme e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss, i cili humbi në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin.
Vëllai i 28-vjeçarit në emisionin Me zenër të hapur, tegon se Cameron ishte një udhëtar pasionant, që preferonte të udhëtonte vetëm dhe të shijonte natyrën.
Ai kishte vizituar edhe vendet e tjera të Europës dhe i ishte rekomanduar të vizitonte Shqipërinë. Ndërkohë, duket se ai kishte shprehur dëshirën për të punuar në Shkodër, ku kishte biseduar me pronarin e hotelit për mundësinë e punësimit në këmbim të akomodimit.
Vëllai i australianit të zhdukur: Kontaktet me vëllanë i kam pasur në fillim të tetorit 2024. Vëllai ka qenë ndërmjet Valbonës dhe Thethit. Janë bërë disa kërkime me helikopter, por s’është gjetur gjë. Mikeli i hostelit në Shkodër më ka njoftuar. Pronari i hotelit më tha se Cameron u shkëput nga turma e shkoi drejt Thethit dhe kur nuk u kthye pas 10 ditësh, pronari në këtë moment ka lajmëruar policinë dhe familjen. Kryesisht në grup ishin dhe shqiptarë nga Tirana. Cameron ishte i vetmi i huaj mes shqiptarëve të tjerë. Mikeli më ka thënë se Cameron donte që të ecte vetëm.
Cameron ka qejf shumë udhëtimet në natyrë. Ka shëtitur i vetëm edhe në Shqipëri. Ai ka qenë edhe në vende të tjera të Europës dhe ka qenë edhe në Shqipëri, pasi ia kanë rekomanduar. Sa duket, ka provuar që të punojë në Shkodër. I ka thënë pronarit të hotelit, që mund të punoj që mos të paguaj. Ka punuar në një restorant edhe në Angli. Unë udhëtova në Shqipëri dhe sërish mu thanë të njëjtat gjëra. Kemi shumë pak informacion dhe nuk dimë se cila është pista.