Kur diskutohet për çmimin e qumështit kryesisht të bagëtive të imta, shumë pak persona llogarisin mundin, sakrificat dhe shpenzimet e blegtorëve për ta siguruar atë qumësht.
Për të kuptuar sado pak mënyrën se si blegtorët përpiqen për produktet e bulmetit, A2 ka intervistuar 65-vjerçarin Ylli Koromani, i cili prej dy dekadash shtegton dhe dimëron së bashku me bagëtitë e tij.
Nga Skrapari drejt Myzeqesë, bariu 65-vjeçar ka shkelur me këmbë çdo kullotë me qëllim që ti shërbejë sa më mirë kopesë së tij. Por a shpërblehet ky mund dhe sakrificë me produktet që ai siguron nga ky aktivitet?
Ndihma për sëmundjet e bagëtive dhe subvencionet që më shumë se çfarëdo lloj shërbimi tjetër duhet të sigurohen nga shteti, sipas bariut lënë shumë për të dëshiruar, shkruan A2 CNN.
I dyzuar nëse do ta vijojë më tej këtë punë, bariu apelon institucionet shtetërore të kthejnë sytë nga blegtoria nëse duan që të qëndrojnë edhe këta pak blegtorë që kanë mbetur.