Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, mësohet se kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme një operacion të përbashkët.
Operacioni vijon edhe sot (1 mars) dhe se janë ekzekutuar disa masa sigurie.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë arrestuar disa persona, në pranga një zyrtar policie.
Dyshohet se ka masë sigurie edhe për shefin e policisë kufitare Sarandë.
Priten në vijim të dhëna të detajuara lidhur me operacionin ndërmarrë nga tre strukturat.