Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 17:10, kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçar i identifikuar me inicialet Y. S.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Tepelenës ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, shtetasi Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Tepelenës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit