Më e votuara ndër zonjat e PD, Bardeli: Beteja vazhdon!

Shqipëria

Më e votuara ndër zonjat e PD, Bardeli: Beteja vazhdon!

Më: 2 mars 2025 Në ora: 20:00
Greta Bardeli

Deputetja Greta Bardeli rezultoi në primaret e Partisë Demokratike më e votuara nga zonjat dhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka falenderuar mbështetesit demokratë për këtë votëbesim.

Mesazhi i Greta Bardelit:

Faleminderit nga zemra!

Faleminderit anëtarësisë së Partisë Demokratike Shkodër që më besoi votën dhe më dha mundësinë të jem e para ndër zonjat e nderuara në këtë garë me shumë kandidatë. Këto primare treguan nivelin më të lartë të demokracisë dhe frymën e vërtetë të garës së hapur dhe të ndershme.

Jam thellësisht mirënjohëse për çdo anëtar që më mbështeti dhe për të gjithë ata që morën pjesë në votime, duke dëshmuar se forca jonë qëndron në unitetin dhe vlerat që ndajmë.

Beteja vazhdon! Përballë kemi kundërshtarin tonë politik, një qeverisje të bazuar në korrupsion dhe krim, që ka dëmtuar vendin dhe ka zhgënjyer qytetarët. Ky është momenti për të qëndruar të bashkuar, me guxim e sakrificë, për të kthyer Shkodrën dhe Shqipërinë në binarët e demokracisë dhe një shteti që funksionon për qytetarët.

Së bashku, me besim dhe vendosmëri, do ta bëjmë ndryshimin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat