Përmes një interviste në Ora News, anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se Primaret ishin një fundjavë e bukur për demokracinë.
Alimehmeti: Kjo ishte një fundjavë e bukur për demokracinë, ashtu sikurse kemi edhe emrin. Të kesh mundësi që t’i japësh anëtarësisë për të zgjedhur me një proces të rregulltë. Në PD u zhvilluan në bazë rajonesh sepse ligji zgjedhor është në bazë rajonale.
Kështu u jepen mundësi për kandidatët të propozohen nga strukturat dhe të votohen nga anëtarësia.
Kështu është një fitore nëse vlejnë apo jo këto figura dhe i drejtohen publikut. Në 11 maj do të flasë sovrani popull dhe e dimë se kemi përzgjedhur kandidatët për deputetë.