PD publikon rezultatet e Primareve për 11 Qarqe, mungon ende Vlora

Shqipëria

PD publikon rezultatet e Primareve për 11 Qarqe, mungon ende Vlora

Më: 2 mars 2025 Në ora: 23:42
Ilustrim

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) ka publikuar rezultatet e procesit të Primareve për 11 Qarqe, rezultate të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në zgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

I vetmi Qark që mungon është Vlora, pasi ashtu siç u konfirmua më herët edhe nga KOKOE, një prej qëndrave të votimit në këtë qark ka rezultuar me problematika.

Gjitashtu, edhe për Qarkun e Tiranës rezultati është pa qendrat e votimit në Vorë dhe në Paskuqan, të cilat janë shpallur të pavlefshme, për shkak të problematikave.

Në secilin prej Qarqeve, KOKOE ka vendosur edhe kuotën minimale, për të cilat emrat e kandidatëve do të shkojnë në Kryesi, ndërsa ata që kanë marrë më pak vota se sa kuota minimale do të përjashtohen automatikisht.

Demokratët pretendojnë se në procesin e Primareve kanë votuar në total 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat