Pragu në qarkun e Tiranës është ulur nga 155 në 144.
Sipas njoftimit të PD, kjo përllogaritje u bë pasi u morën rezultatet e 19 qendrave të votimit nga 21 në total, duke përjashtuar vorën dhe Paskuqanin.
Kutitë në Vorë dhe Paskuqan u konsideruan të parregullta sipas njoftimit zyrtar.
“Rezultati i mësipërm përfshin rezultatin e 19 Qv-ve nga 21, pasi kutitë e QV-ve Paskuqan dhe Vorë janë konsideruar të parregullta me vendim të KOKOE dhe për rrjedhojë nuk bëhen pjesë e rezultatit përfundimtar.
Për këtë arsye ato janë përjashtuar edhe nga përllogaritja e Kuotës Minimale.
Tabela nuk e përfshin numrin e votave të pavlefshme.
Kuota minimale e llogaritur, sipas formulës “Imperiali”, për Qarkun TIRANË: 144 vota”, sipas njoftimit zyrtar.