​Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

Shqipëria

​Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

Më: 3 mars 2025 Në ora: 09:24
​Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

Pas një pune të gjatë nga kuratorët profesionist, ka përfunduar ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Maria” në Lubonjë të Korçës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, teksa ndau foto të vepres para dhe pas restaurimit, raporton ATSh.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e saj të dikurshëm. Ikona “Shën Maria”, e krijuar në vitin 1814, është një testament i artit të asaj periudhe.

Gjatë procesit, restauratorët përdorën teknika moderne për të restauruar detajet e imazhit, duke ruajtur gjithashtu materialet origjinale dhe karakteristikat që e bëjnë këtë ikonë të veçantë, transmeton KosovaPress.

“Me përfundimin e restaurimit, ky objekt do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për besimtarët dhe vizitorët që duan të njohin më shumë për kulturën dhe historinë e kësaj zone të rëndësishme”, u shpreh Filo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat