Kryeministri Edi Rama, në Panairin e Turizmit në Gjermani, ka bërë batuta duke thënë për të është “një kënaqësi e vërtetë, t’ju sjell pak diell sot nga Shqipëria, sepse të mikprerësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi”.
Duke folur për turizmin, Rama tha se “jemi shumë ambiciozë për të marrë gjithnjë e më shumë turistë gjermanë.
Rama: Faleminderit shumë! Është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet që pak vite më parë do të ishte vështirë që përfytyrohej për ne. Është po kështu një kënaqësi e vërtetë, tju sjell pak diell sot nga Shqipëria, sepse të mikprerësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi. Që nuk më çudit sepse e di si janë gjermanët, por kur vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit.
Më vjen mirë të shohim rritjen e shifrave të turistëve gjermanë. Rreth 120 mijë disa vite më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi shumë ambiciozë për të marrë gjithnjë e më shumë turistë gjermanë.