Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndërkohë që kanë mbetur edhe pak më shumë se një ditë nga përfundimi i afatit, është frymëzues numri i shqiptarëve që jetojë jashtë vendit të cilët janë regjistruar në PER.
Ai i ka bërë thirrje emigrantëve të cilët nuk janë regjistruar ende, që të regjistrohen për të votuar më 11 maj dhe për t’u bërë pjesë e ndryshimit.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë!
Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!
Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!
Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!
Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!
Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!
Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al
Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!