Primaret në PD/ “Nuk do kapërcejmë kriterin e kuotave për gratë dhe të rinjtë”, Berisha tregon kritikën e vetme: U kërkoj falje atyre demokratëve që…

Shqipëria

Primaret në PD/ “Nuk do kapërcejmë kriterin e kuotave për gratë dhe të rinjtë”, Berisha tregon kritikën e vetme: U kërkoj falje atyre demokratëve që…

Më: 3 mars 2025 Në ora: 12:49
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për procesin e primareve që u mbajt së fundmi në PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar atë si “procesin më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.”

Në këtë garë të hapur, mbi 450 kandidatë u regjistruan, ndërsa më shumë se 50 mijë anëtarë të PD ushtrojnë të drejtën e votës, duke e bërë këtë votim më të madh që nga viti 2013. Berisha theksoi se ky proces përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD për deputetë. Ai shtoi se do të respektohen kritere statutore si kuotat për gratë dhe të rinjtë.

Kreu i PD kritikoi Partinë Socialiste, duke thënë se kandidaturat atje përcaktohen nga figura të krimit, duke iu referuar “Bajrëve, Çelat, Ndoka, etj” dhe duke akuzuar ata për manipulime përmes parave.

Berisha kërkoi ndjesë për ata që u paraqitën për të votuar, por nuk arritën ta bënin këtë për shkak të mungesës së listave ose dokumenteve. Ai theksoi se PD do të angazhohet që të sigurojë që një situatë e tillë të mos përsëritet dhe shprehu keqardhje për ata që u privuan nga e drejta e votës për shkaqe burokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat