Tjetër ngjarje e rëndë në Elbasan! 65-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se…

Shqipëria

Tjetër ngjarje e rëndë në Elbasan! 65-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se…

Më: 3 mars 2025 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qira prej disa vitesh në lagjen Partizani.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës të njoftuar nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte pasi nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i 65-vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do t’i nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat