Mbi një mijë shqiptarë në Milano mirëpritën në një takim me diasporën kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi i cili tha se PSD ka një program social për të gjithë shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Takova shumë njerëz siç i kam takuar këto 30 vite. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 1.4 mln shqiptarë, 800 mijë janë pensionistë, 200 mijë janë në ndihmë sociale, pra 1 mln shqiptarë që sot janë në nevojë”, u shpreh ai.
Programi social i PSD tha Doshi do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit në 4 vitet e ardhshme.
“Është më e lehtë të bëjnë 1 mln shqiptarë të lumtur se të bëjmë 10 kilometra rrugë. Kemi bërë programin tonë që prek të gjitha pikat, nga turizmi tek bujqësia. Baza jonë është ana sociale. Kemi bërë një program social me hallet e shqiptarëve. Ju kërkoj mbështetjen që të mbështesni çfarë kemi marrë përsipër në këtë mision për shqiptarët. Mendoni për 1 milionë shqiptarë që vuajnë. Mos mendoni për mua, as për PSD-në. Mendoni për shqiptarët”, tha ai.
Ky është takimi i parë i kryetarit të PSD Tom Doshi me diasporën. Në vazhdimësi do të ketë edhe takime të tjera ku emigrantët i kanë dhënë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 11 majit.