Goditi me sende të forta fqinjin, arrestohet 44- vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Goditi me sende të forta fqinjin, arrestohet 44- vjeçari në Tiranë

Më: 3 mars 2025 Në ora: 13:03
Policia

Një 44- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta fqinjin e tij.

Blutë po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.

Njoftim:

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3:
-arrestuan shtetasin Sh. E., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, fqinjin e tij të cilin gjithashtu e ka kanosur për shkak të kallëzimit të bërë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat