Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar procesin e regjistrimit të diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Tabaku e ftuar në News24, u shpreh se numri i lartë i refuzimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregon se ekziston një ngërç me procesin, duke theksuar se 40 mijë persona nuk do të lejohen të votojnë për pasojë.
“Edhe ata 40 mijë persona që janë refuzuar kanë të drejtën për të votuar. Unë kam parë vetë njerëz duke u regjistruar dhe nuk është një proces i lehtë,” tha ajo, duke shtuar se sipas saj, ka një diskriminim të qartë ndaj diasporës.
“Unë kam parë vetë njerëz duke u regjistruar për të votuar dhe nuk është një proces i lehtë. Me vjen keq ta them që në këto zgjedhje nuk do votojë çdo shqiptar dhe ka një diskriminim që po ndodh me diasporën që nuk duhet të kishte ndodhur. Mbështetja e diasporës besoj se do të ndikojë për rotacionin politik dhe nuk asgjë që ta ndalojë”, tha ajo.
Sipas saj, vota e emigrantëve mund të luajë një rol kyç në ndryshimin politik të vendit. “Mbështetja e diasporës besoj se do të ndikojë për rotacionin politik,” u shpreh deputetja demokrate, duke nënvizuar nevojën për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të drejtë.