Haxhinasto takim me shqiptarët në Bruksel: Ta vendosim Shqipërinë në rrugën e demokracisë

Shqipëria

Haxhinasto takim me shqiptarët në Bruksel: Ta vendosim Shqipërinë në rrugën e demokracisë

Më: 3 mars 2025 Në ora: 16:13
Pamje nga takimi

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar në Partinë e Lirisë, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me bashkatdhetarët në Bruksel, Belgjikë.

Gjatë fjalës së tij Haxhinasto tha se duhet ta “kthejmë Shqipërinë në një normalitet demokratik”.

Haxhinasto theksoi se “Shqipëria duhet të ketë ekonomi të qëndrueshme”.

“Paratë tuaja duhet të shkojnë për investime dhe kjo është një skemë tjetër që ne dëshirojmë të ndërtojmë, që ju të keni mundësi të vini të investoni në Shqipëri pa paguar, sepse boll keni sakrifikuar këtej që të vini të paguani, pa paguar taksat vendore dhe taksat e tjera me qëllim që edhe ekonomia jonë të fuqizohet me investime të reja, por edhe ju të shpërbleheni për atë mund të jashtëzakonshëm që keni bërë për të siguruar këtë nivel që keni sot”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto shtoi se “një sektor tjetër shumë i rëndësishëm është bujqësia”.

“Do të mbështetet në mënyrë shumë agresive, deri në 300 milionë euro në vit, janë paratë aty, por është çështje politike, por paratë janë”, tha Haxhinasto.

“Fermeri shqiptar duhet mbështetur në mënyrë shumë të fuqishme, në mënyrë që ai të prodhojë për të mirën e gjithë vendit, që shqiptarët të konsumojnë produktet e tyre me kosto shumë më të lirë dhe të sigurta, që mos bëjnë kërdinë sëmundjet e tmerrshme që kanë kapur shqiptarët, sepse sistemi atje është copë-copë”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto shtoi se “duhet investuar tek Arsimi, që të përgatisim njerëz që mund t’i bëjnë këto punë”.

“Shqipëria ka shumë nevojë, ka shumë nevojë që ti përgatitim atje, por edhe për ju, ju që keni mbaruar shkollat më të mira këtu, që keni dalë me rezultate të shkëlqyera këtu, që keni nipër dhe mbesa që janë ekselentë në punët e tyre, ka nevojë Shqipëria për këta njerëz”, tha Haxhinasto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat