Kryemadhi shton dyshimet se Veliaj ka telefon në qeli

Shqipëria

Kryemadhi shton dyshimet se Veliaj ka telefon në qeli

Më: 3 mars 2025 Në ora: 16:48
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi ka shtuar dyshimet se kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash i Tiranës, Erion Veliaj, ka telefon në qeli.

Kryemadhi ka deklaruar se Veliaj flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet komentuesve.

“Po flisja me fëmijët e mi. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve”, është shprehur Kryemadhi.

Dyshimet janë të arsyeshme, Erion Veliaj dyshohet se ka status të privilegjuar në Durrës.

Pikërisht dhe për këtë arsye është çuar atje, ndryshe do të çohej te "313" ku do të ishte më i izoluar dhe nuk do të kishte asnjë dyshim se mundet të ketë në qeli telefon apo të përdorë telefona të tjerë të burgosurve që i kanë ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat