Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të një djali 18 vjeç.
Policia gjithashtu bën të ditur se fotografia është publikuar në rrjetet sociale dhe për këtë rast, 17-vjeçarja është marrë në pyetje.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari.