Gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria po shndërrohet në një “yll në ngjitje” në industrinë e turizmit.
Ai përmendi përpjekjet e shumta që janë bërë për të kaluar në Perëndim dhe nënvizoi se vendi kërkon një “lojë të ndershme” për të zhvilluar më tej turizmin. Rama theksoi gjithashtu që Gjermanët janë mahnitur nga Shqipëria, një vend i vogël mesdhetar, por i jashtëzakonshëm, dhe e quajti gjuhën shqipe një pjesë të rëndësishme të pemës indo-europiane.
“Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme,” shtoi ai, duke ftuar udhëtarët të zbulojnë bukuritë dhe mundësitë që ofron vendi.
Edi Rama: Shqipëria është një yll në ngjitje. Për gjysmë shekulli, ne nuk mund të vinim dot në Perëndim. ne kërkojmë lojë të ndershme.
Gjermanët janë mahnitur me Shqipërinë, një vend i vogël mesdhetar dhe i jashtëzakonshëm. Gjuha shqipe është degë e pemës indo-europiane. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme.