Zbardhet pakti Berisha-Meta, ja sa vende të sigurta do të marrë PL në listat e PD-së

Shqipëria

Zbardhet pakti Berisha-Meta, ja sa vende të sigurta do të marrë PL në listat e PD-së

Më: 3 mars 2025 Në ora: 21:09
Sali Berisha, Ilir Meta

Është zbardhur marrëveshja e koalicionit e firmosur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Bëhet me dije se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dakordësuar 4 mandate të sigurta në listën e PD.

Mësohet se Ilir Meta pritet të jetë kandidat për deputet në Tiranë, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-në pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet. Ata pritet të renditen në listat e mbyllura të PD.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit. Në listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do të marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Në këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

Mësohet se në listat e PD në 12 qarqe mund te ketë dhe kandidatët te tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa me shumë vota preferenciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat