Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë dhe kemi edhe kërkesën e parë për koalicion mes dy forcave politike në mënyrë zyrtare.
Kështu, LZHK dhe Djathtas 1912 kanë firmosur kërkesën për marrëveshje koalicioni për zgjedhjet.
Kërkesa e tyre u dërgua pranë KQZ. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjencaj.
Emri i Koalicionit është “Djathtas për Zhvillim”. Ky koalicion kërkon që Shqipëria të jetë një vend demokratikisht i zhvilluar, ku pushtetet të jenë të ndara. Drejtuesi politik i Koalicionit pritet të jetë kreu i LZHK, Dashamir Shehi.