Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, komentoi në emisionin “Open” në News 24 procesin e primareve, duke theksuar se ky proces ka sjellë energji të reja dhe ka nxjerrë në pah figura të reja politike.
Balliu, i cili kishte pasur disa pikëpyetje për këtë proces, theksoi se Sali Berisha ka vendosur që vetëm vota të vendosë kandidaturat.
Ai përmendi emra si Andi Mustafaj, ndër më të votuarit, dhe Elda Hoti, që doli e para në Lezhë, duke theksuar se PD e ka derën e hapur për brezin e ri dhe se primaret kanë sjellë një frymë të re në parti.
Klevis Balliu: Kam pasur pikëpyetje për këtë proces. Sali Berisha ka vendosur që vetëm vota duhet të vendosë kandidaturat. Në Primare spikatën figura të reja politike.
PD e ka derën e hapur për brezin e ri, është Andi Mustafaj që është ndër më të votuarit, keni Elda Hotin që është votuar më shumë në Lezhë. Primaret sollën energji të reja në çdo qark.