Krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912: Ja kush do ta drejtojë

Shqipëria

Krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912: Ja kush do ta drejtojë

Më: 3 mars 2025 Në ora: 23:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar koalicionin që do të quhet “Djathtas për Zhvillim”.

Drejtuesi politik i koalicionit do të jetë Dashamir Shehi, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Sipas kërkesës së partive, ky koalicioni do të jetë në opozitë me shumicën qeverisëse.

Në këtë koalicion drejtimi është kolegjial. Asnjë nga partitë pjesëmarrëse nuk ka rol kryesor apo dytësor në raport me partitë e tjera.

Drejtimi i koalicionit bëhet kolegjialisht nga një grupim i krijuar me përfaqësues të të gjithë partive pjesëmarrëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat