Në rrëfimin e tij, David Packouz flet edhe për aksidentin që i mori jetën Kosta Trebickës, që sic thotë ishte shumë i çuditshëm.
“Ai përfundoi i vdekur në rrethana misterioze. Ai ishte në një rrugë me dhe, në mes nga makina e tij. E gjetën me fytyrë në dhe me makinën e tij të rrokullisur 30 metra larg tij. Dua të them… nëse ishte një aksident, ishte një aksident shumë i çuditshëm. Mendoj se Shqipëria ka një histori shumë të gjatë të krimit të organizuar dhe se krimi i organizuar është i përfshirë ngushtë në sistemin politik. Sigurisht që nuk do të shkoj kurrë në Shqipëri. Mendoj se do të qëndroj jashtë atij vendi, për të qenë i sigurt. Nuk jam më i shqetësuar për këtë sepse ishte, uh… rreth 18 vjet më parë. Dhe shumë nga personat e përfshirë përfunduan në burg në Shqipëri. Kështu Delijorgji përfundoi në burg. Ylli Pinari, i cili ishte personi në krye të kompanisë së eksportit, përfundoi në burg. Djali i kryeministrit në fakt përfundoi duke më paditur për shpifje. Çështja gjyqësore përfundoi dhe e hodhën poshtë.” -thekson ai.
“Në të gjitha bizneset, ekziston gjithmonë elementi që njerëzit dhe organizatat shfrytëzuese të përfitojnë nga më të vobektët.
Në rastin tonë, kur Delijorgji mori përsipër operacionin e ripaketimit, ai në fakt kishte përdorur ushtarët shqiptarë për të bërë operacionin e ripaketimit. Dhe unë dyshoj shumë se ai u pagoi diçka më shumë, ata tashmë paguheshin me pagën e tyre shumë të ulët si ushtarë. Ndërsa Kosta, i cili ishte një biznesmen privat, në fakt duhej t’u paguante punëtorëve një rrogë normale, ata nuk merrnin një rrogë nga qeveria si personel ushtarak. Pra, Kosta po fitonte shumë më pak para.” vijon më tej Packouz.