Dokumenti/ PD firmos me 25 aleatë, koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! Ja pikat e marrëveshjes

Shqipëria

Dokumenti/ PD firmos me 25 aleatë, koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! Ja pikat e marrëveshjes

Më: 4 mars 2025 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka arritur koalicion me 25 parti të tjera politike, dhe ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e saj në zgjedhje.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.

Partitë përbërëse të koalicionit janë;

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.

Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.

Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

Partia Alcanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj

Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalahi.

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani,

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.

Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu 19. Partia

Bashkimi tiberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

“Me anë të kësaj marrëveshjeje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, më objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 Majit 2025, nëpërmjet krijimit të Koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca Për Shqipërinë Madhështore” (në vijim “Koalicioni”), për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë

Ne sot bashkohemi me një qellim dhe program të përbashkët për largimin e kësaj Narkoqeverisje që ka shpopulluar vendin nga 1 milion shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavaruara, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në çdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt.

Ne biem dakord, se pas 12 vitesh korrupsion galopant, abuzime të gjithanshme, keqqeverisje dhe eksperimente politike të kryera mbi shqiptarët, ka vetëm një përgjegjës për shpopullimin, varfërinë, fatkeqësitë dhe pasiguritë që kanë mbuluar vendin dhe ky është Edi Rama.

Ne ndajmë të njëjtat vlera e parime në moralin, integritetin dhe veprimtarinë tonë politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e ardhshme të vendit dhe orientimit pro Perëndimor të saj”, thuhet në dokument.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat