“Shkatërrim prone” dhe “Ndotje e ajrit”/ Zjarri në zonën pranë Inceneratorit të Elbasanit, prokuroria nis hetimet

Shqipëria

“Shkatërrim prone” dhe “Ndotje e ajrit”/ Zjarri në zonën pranë Inceneratorit të Elbasanit, prokuroria nis hetimet

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin që përfshiu mbetjet pranë inceneratorit të Elbasanit në korrik të vitit 2023.

Organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Por ndërkohë prokurori Xhelian Seferi ka zgjeruar hetimet më tej ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat