“800 mijë pensionistë në mëshirë të qeverisë”, Tabaku: Programi i PD ofron një zgjidhje konkrete

Shqipëria

“800 mijë pensionistë në mëshirë të qeverisë”, Tabaku: Programi i PD ofron një zgjidhje konkrete

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:37
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar në një video të publikuar në rrjetet sociale krizën ekonomike që po rëndon mbi qytetarët shqiptarë, veçanërisht pensionistët dhe punëtorët e ndershëm.

Sipas Tabakut, rritja e çmimeve është problemi më madhor i ekonomisë sot, duke u përkeqësuar nga taksat e larta, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës, që kanë krijuar një ekonomi të kapur nga monopole të cilat favorizojnë një grusht të vogël njerëzish.

Mbi 800 mijë pensionistë sot jetojnë në mëshirë të qeverisë,” deklaroi Tabaku, duke theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve nuk mund të bëhet vetëm në prag të zgjedhjeve, por duhet të jetë një politikë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme për të garantuar dinjitetin e qytetarëve.

Si zgjidhje për këtë krizë, ajo prezantoi paketën e Partisë Demokratike, e cila pritet të vihet në zbatim pas 11 majit. Pikat kryesore të kësaj pakete përfshijnë:

🔹 Vendosjen e minimumit jetik prej 200€

🔹 Rritjen e pensionit mesatar në 400€

🔹 Rritjen e pagës mesatare në 1,200€

“Zgjidhjet nuk vijnë brenda një dite, por me vullnet politik dhe me një vizion të qartë mund të vendosim interesin e qytetarëve në qendër dhe të ndërtojmë një ekonomi të drejtë dhe konkurruese,” përfundoi Tabaku.

Postimi i plotë:

Nuk ka problem më të madh për ekonominë shqiptare sot sesa rritja e çmimeve.

Një rritje e vazhdueshme që vjen si pasojë e taksave të larta, korrupsionit, mungesës së konkurrencës dhe kapjes së gjithë zinxhirit ekonomik, duke krijuar monopole që rëndojnë mbi qytetarët.

Por kush vuan më shumë nga rritja e çmimeve?

Më të prekurit janë pensionistët dhe ata që punojnë ndershmërisht.

Sot, mbi 800 mijë pensionistë në Shqipëri jetojnë në varësi të qeverisë, me një pagesë që shpesh vjen vetëm në prag të zgjedhjeve.

Ata nuk kanë një të ardhme të sigurt dhe janë të lënë në mëshirë të politikave të qeverisë.

Por ka një zgjidhje reale!

Pas 11 majit, paketa e Partisë Demokratike nuk do të jetë thjesht një masë emergjence, por një plan i plotë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në 100 ditët e para, ky plan ka në bazë:

✅ Minimumin jetik prej 200€

✅ Pensionin mesatar prej 400€

✅ Rritjen e pagës mesatare në 1,200€

A janë këto masa të mjaftueshme? A mund të realizohen brenda ditës?

Jo menjëherë, por me vullnet politik, duke vendosur interesin e qytetarëve të parin, mund të ndërtojmë një ekonomi më të drejtë dhe të ndihmojmë shumicën.

Ky është prioriteti!

Ky është plani i Partisë Demokratike!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat