Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të shkojnë në zgjedhjet e 11 majit me një koalicion me emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha ka bërë bashkë, grekë e çamë, pensionistë, ballistë e legalistë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se gjithçka e paraqitur nga Berisha është thjesht e një çorbë e gatuar në të njëjtën mënyrë.
Sipas tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim, sepse kanë ndjekur një formulë që i ka sjellë vetëm dështime.
“Është një çorbë e gatuar duke futur çdo elementë të mundshëm. Janë shumë raunde zgjedhjesh që kanë dështuar me këtë formulë dhe kështu do të dështojnë edhe këtë herë”, tha ai.