Berisha për urdhrin e Ramës: Tre ditë më parë na kërkonte votat për të shkrirë SPAK, sot e përdor si “kamxhik”

Shqipëria

Berisha për urdhrin e Ramës: Tre ditë më parë na kërkonte votat për të shkrirë SPAK, sot e përdor si “kamxhik”

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:49
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama pasi “paketoi” kryebashkiakun Veliaj urdhëroi anëtarët e Partisë Socialiste që të “mos guxojnë ta mbrojnë”.

Ai theksoi se 3 ditë më parë kreu i qeverisë kërkonte votat e PD për ta shkrirë SPAK, ndërsa tani po e përdor këtë të fundit si “kamzhik” ndaj kandidatëve të tij.

“Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.

Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun?

Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamzhik ndaj kandidatëve të tij”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat