Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari

Shqipëria

Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 28 650 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e 43-vjeçarit, ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për  43 vjeçarin, banues në Tiranë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat