Vota e Diasporës, mbi 200 mijë aplikime/ Hodaj: Interes i lartë nga emigrantët

Shqipëria

Vota e Diasporës, mbi 200 mijë aplikime/ Hodaj: Interes i lartë nga emigrantët

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:51
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për zgjedhjet e 11 majit, duke u ndalur edhe tek Vota e Diasporës. Gjatë intervistës, u ndal edhe tek numri i aplikimeve nga emigrantët, ndërsa u shpreh se është treguar një interes i lartë.

Sipas zëvendësministrit Hodaj, numri i lartë i aplikimeve është një lajm i mirë. Ai theksoi më tej se u është dhënë mundësia të kontribuojnë për vendin.

“Ndoshta nuk pritet që të kishte këtë interes, por ky është nj proces i ri për ne dhe këdo,. PS kishte një ide që deri këtu do të shkonim. Unë shpresoj që këta që duan të marrin pjesë, të mundohen të regjistrohen duke paraqitur edhe dokumentet që KQZ kërkon. Fakti që shumë njerëz, duan të marrin pjesë, besoj se është një shenjë e mirë se ku Shqipëria është sot dhe se ku do të shkojë nesër”, tha Hodaj.

Sa për takimet, ai shtoi se PS ka qenë e angazhuar totalisht që t’u bëjë thirrje të gjithë simpatizantëve të marrin pjesë.

“Pritshmëritë janë shumë të mira dhe ne jemi shumë optimist. Jemi munduar të informojmë sa më shumë duke pasur parasysh edhe volumin. Ne mendonin se do të arrinim këtë shifër regjistrimesh. Shifrat kanë treguar që bashkëatdhetarët tanë kishin interes. Për mua është shumë shenjë e mirë sepse gjithkujt i është dhënë mundësia që edhe nga jashtë të kontribuojnë për vendin. Të kujtojnë Shqipërinë ku e lanë kur ikën jashtë shtetin të shohin çfarë është arritur dhe potencialin se ku mund të shkojë me këtë qeverisje”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat