Dy ankimimet e Erjon Veliajt do të shqyrtohen në një çështje

Shqipëria

Dy ankimimet e Erjon Veliajt do të shqyrtohen në një çështje

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:22
Erion Veliaj

Apeli i Posaçëm ka regjistruar ankimin e Erion Veliajt kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.

Të dy ankimet e bëra nga tij, edhe ai kundër vendimit në mungesë të 9 shkurtit, edhe ai kundër konfirmimit të masës në 12 shkurt, do të shqyrtohen në një çështje të vetme nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, njofton GJKKO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat