Rama poston videon me Engjëll Agaçin: Është kthyer nga “arratia”

Shqipëria

Rama poston videon me Engjëll Agaçin: Është kthyer nga “arratia”

Më: 4 mars 2025 Në ora: 18:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video me Sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçin, për të cilin më herët janë ngritur akuza nga kreu i opozitës Sali berisha se është arratisur nga vendi.

Duke përgënjeshtruar akuzat Rama ka zbukuar se Agaçi ndodhej në Itali ku po merrte shërbime mjekësore, ndërsa këtë të martë sekretari i kryemnistrisë, duket se është kthyer në Shqipëri.

“Sapo jam kthyer nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arratia, Engjëll Agaçin”,shprehet kryeministri, ndërsa përkrah tij Engjëll Agaçi shprehet se i falënderon të gjithë për mbështetjen.

Në videon e postuar kryemnistri Rama ka bashkëngjitur edhe një shkrim ku i përgjigjet edhe njëherë akuzave për Engjëll Agaçin:

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”,-shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat