Halilaj: Arsimi është shumë dobët, duhen reforma urgjente

Shqipëria

Halilaj: Arsimi është shumë dobët, duhen reforma urgjente

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:06
Isa Halilaj

Zëvendës presidenti i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj, ka reaguar ndaj dhunës mes të rinjve në shkollën "Emin Duraku".

Në  një intervistë për emisionin "Epiqendër" në Ora News, theksoi se ky fenomen është një pasojë e kushteve të vështira në sistemin arsimor shqiptar.

Gjatë bisedës me moderatoren Sonila Musai, Halilaj theksoi se sindikata ka ngritur zërin dhe ka organizuar protesta për të kërkuar që arsimi të vihet në fokusin e qeverisë.

Sindikata e mësuesve, sipas Halilajt, do të vazhdojnë të angazhohet për të siguruar që arsimi të bëhet prioritet i qeverisë dhe të krijohen mundësi më të mira për një mësimdhënie cilësore dhe të sigurt për të rinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat