Komisioni Rregullator i KQZ ka rrëzuar me tre vota kërkesën e Partisë Demokratike për të shtyrë deri më 9 Mars afatin e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet që do të mbahen më 11 Maj.
Më herët, gazetarja Greta Bullari raportoi se PS kishte pranuar në parim kërkesën, por vetëm për 42 mijë personat, të cilëve iu është refuzuar regjistrimi për shkak të gabimeve që kanë bërë.
“Komisioni Rregullator rrëzoi kërkesën e PD që të zgjatet afati për regjistrimin e emigrantëve. Në këtë mënyrë, regjistrimi do të përfundojë mesnatën e sotme. PS ishte kundër këtij propozimi, por dakordësia ishte vetëm për një shans të dytë për të refuzuarit. Diçka e tillë nuk ndodhi pasi kërkesa e demokratëve u rrëzua me tre vota kundër.”, raportoi gazetarja Greta Bullari.
Deri më tani janë regjistruar mbi 22 mijë emigrantë, ndërsa 42 mijë iu është refuzuar kërkesa. Tirana është qarku që krueson me numrine të regjistruarve, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani.
Qarqet me numrin më të ulët janë Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra. Sa i përket shteteve, Italia mban vendin e parë me kërkesat më të larta, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania.