Pse u përgjua Gjykata Kushtetuese? Andoni: Është skandal, Dumani ka protagonizëm të tepruar

Shqipëria

Pse u përgjua Gjykata Kushtetuese? Andoni: Është skandal, Dumani ka protagonizëm të tepruar

Më: 4 mars 2025 Në ora: 21:23
Ben Andoni

Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se është skandal sesi SPAK ka përgjuar Gjykatën Kushtetuese.

Andoni: Unë besoj se është skandal.

Është skandal dhe keqardhja ime është që një institucion si gjykata Kushtetuese tek ne është një instititucion e cila nuk tregon realisht që është gardiane e Kushtetutës por mbi të gjitha ka edhe forcën ligjore për tu përballur.

Është e vërtetë që duhet të regjistrohet një procedim pastaj të shkohet.

Ndërkohë që është proceduar ndryshe për ti shpëtuar gjykatës dhe gjëja që më ka shqetësuar veçanërisht është pjesa e zotit Dumani, protagonizmi i tij.

Ka një protagonizëm pak të tepruar dhe në këtë moment prsh nuk ka ditur të shprehet realisht.

Ça i është dashur gjykatës Kushtetuese të vononte kaq shumë problemin e teatrit që e kishte përpara syve?

Për zonat e Mbrojtura që i kishte para syve dhe ndërkohë nuk ka fuqi që të shpjegojë realisht ose ti kërkojë llogari këtij lloj institucioni se pse veprohet në këtë lloj mënyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat