Avokati Indrit Sefa, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për përgjimin e SPAK për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Sefa thekson se Struktura e Posaçme po vepron korrekt sipas ligjit. Ai shton se ka dyshime nga SPAK se ka pasur tentativë në GJK nga grupet kriminale, që Kushtetuesja të marrë vendim, që bisedat në SKY Ecc të mos njihen si provë.
Indrit Sefa: SPAK ka vepruar korrekt në raport me ligjin. Nëse SPAK ka informacione nga burime të ndryshme, se ka tentativë të fortë për korrupsion, për të ndryshuar vendimmarrjen kushtetuese, patjetër që do të hetohet.
Ka dyshime se ka tentativë që grupet kriminale të rrëzojnë vendimin që SKY ECC mos të merret si provë. Ndaj, SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë.