Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë janë në përgjimet e ‘Sky’ dhe ‘Encrochat’.
Çollaku: Është një përpjekje për të mbuluar produktin.
Ka gjëra që nuk shkojnë.
Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të përgjohet pa pasur përgjigje reale e Strukturës së Posacme.
Po ne kemi një procedim penal.
Unë kam bindjen që nuk është bosh historia e përgjimit.
Kjo histori lidhet me Sky e Enchrochat.
A ka anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që janë në përgjimet e Sky dhe Encro?
Unë them se po. A ka anëtarë të Gjykatës së Lartë që janë në këtë histori?
Unë them që po.
A ka të çdo lloj niveli gjykate dhe prokurorie? Sigurisht që po.